Apple do të shtojë funksionalitete të reja të komunikimit satelitor në iPhone
Të gjitha këto funksionalitete do të rrisnin përdorimin e iPhone kur përdoruesit janë jashtë mbulimit të rrjeteve tradicionale celulare.
Raportohet e Apple ka planifikuar disa funksionalitete të reja ambicioze të iPhone. Ndërsa telefoni ofron mbështetje për komunikimin satelitor përmes mesazheve, telefonatave për rastet e emergjencës, kompania tani po punon për të sjellë më shumë opsione të tilla sipas Bloomberg.
Mes zhvillimeve të reja është edhe një API ku krijuesit e aplikacioneve mund të integrojnë lidhjen satelitore në aplikacionet e tyre, një version i Apple Maps që lejon përdoruesit të navigojnë pa një lidhje Wi-Fi apo celulare, opsioni për të dërguar foto përmes kësaj lidhjeje dhe mbështetja e përmirësuar edhe për në rastin kur telefoni nuk është i drejtuar nga qielli.
Të gjitha këto funksionalitete do të rrisnin përdorimin e iPhone kur përdoruesit janë jashtë mbulimit të rrjeteve tradicionale celulare.
Një tjetër përmirësim do të ishte lidhja e iPhone me satelitët për të shtuar mbulimin e rrjeteve 5G. Funksionalitetet bazike do të jenë falas thotë Bloomberg por për mbështetje të shtuar, konsumatorët duhet të paguajnë kompanitë celulare.
Gjithashtu partneri satelitor i Apple, Globalstar, ka nevojë për përmirësimin e infrastrukturës që të ofrojë këto shërbime, diçka që Apple po e financon. /PCWorld Albanian