Apple lançon MacBook Pro me çipin e ri M5
Megjithatë kësaj here mungojnë variante M5 Pro dhe M5 Max, diçka që nuk ndodhi me seritë M4 të MacBook Pro vitin e kaluar. Sipas raportimeve modelet M5 Pro dhe M5 Max janë disa muaj larg.
M5 MacBook Pro ka mbërritur dhe solli një ndryshim strategjie me lançimin e çipeve të Apple këtë vit. MacBook Pro ruan çmimin 1,599 dollarë për modelin bazë 14-inç dhe debutoi së bashku me iPad Pro 11-inç dhe 13-inç së bashku me Vision Pro të rifreskuar që mban të njëjtin çip M5.
Megjithatë kësaj here mungojnë variante M5 Pro dhe M5 Max, diçka që nuk ndodhi me seritë M4 të MacBook Pro vitin e kaluar. Sipas raportimeve modelet M5 Pro dhe M5 Max janë disa muaj larg.
Apple mund të ketë adoptuar një qasje ndryshe për debutimin e M5 MacBook Pro ku shumica e specifikimeve mbeten të pandryshuara. Gjithashtu për të reduktuar kostot e çipit M5, Apple ka vendosur të përdorë procesin 3-nanometër të fabrikimit si M4. Çipi ka 10 bërthama grafike dhe 10 bërthama procesorike së bashku me një Motor Neural prej 16 bërthamash.
Apple pretendon se M5 ka bërthamën procesorike më të shpejtë në botë dhe premton 20 përqind më shumë performancë në tërësi krahasuar me M4. Krahasuar me M4 MacBook Pro, Apple thotë se modeli i fundit ka performancë video 1.8 herë më të lartë falë përdorimit të inteligjencës artificiale në Topaz Video dhe deri në 1.7 herë më të shpejtë në pasqyrim 3D në Blender. Gjithashtu është 1.2 herë më i shpejtë në kompilimin e kodit në Xcode.
Kompania premton 3.5 herë më shumë performancë AI sesa modeli M4 dhe 6 herë më shumë sesa M1. Madje thotë se performanca e SSD është 2 herë më e lartë sesa e gjeneratës së kaluar.
Vetë laptopi vjen me të njëjtin ekran 14.0inç 3024×1964 piksel Liquid Retina XDR me ndriçim 1,000 nits në SDR dhe 1,600 nits në HDR. Ka frekuencë rifreskimi të adaptueshme deri në 120Hz dhe ka një gamë të gjerë ngjyrash P3 me deri në 1 miliardë ngjyra.
Mes veçorive të tjera mund të përmendin një portë SDXC, një portë HDMI dhe kufjesh 3.5mm. Ka tre porta USB-C njëlloj si gjenerata e kaluara por janë Thunderbolt 4 40Gbps dhe jo 80GBps që kanë modelet M4 Pro dhe M4 Max. Laptopi përmban gjashtë altoparlantë me mbështetje për Dolby Atmos dhe Audio Hapësinore, Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.3 dhe kamër 12-megapiksel 1080p. M5 MacBook Pro del në shitje për 1,599 dollarë duke filluar prej datës 22 Tetor për 16GB RAM dhe 512GB hapësirë. Mund të konfigurohet me deri në 32GB RAM dhe 4TB hapësirë. /PCWorld Albanian