Arbeloa i jep “goditjen” e parë trashëgimisë që i la Xabi Alonso: Kjo gjë na mungon…
15 Janar 2026
11:52
Alfred Lleshi
Álvaro Arbeloa ka regjistruar shpejt humbjen e tij të parë si trajner i Real Madridit, duke marrë përgjegjësinë, por njëkohësisht dha një mesazh për mikun e tij, Xabi Alonso, dhe trashëgiminë që la tek ekipi i bardhë.
I pyetur për gjendjen fizike të lojtarëve dhe rikthimin e Antonio Pintus në staf, Arbeloa tha qartë: “Në planin fizik kemi shumë hapësirë për përmirësim dhe Antonio është për këtë, për të na dhënë një dorë më shumë dhe për të rikthyer versionin më të mirë. Futbollistikisht do të punohet nga ana ime dhe fizikisht nga ana e tij, çka besoj se na mungon”.
Kjo nënkupton se Arbeloa nuk ishte plotësisht i kënaqur me gjendjen fizike të ekipit dhe do të përpiqet të përmirësojë punën që bëri Xabi Alonso, duke i dhënë prioritet aspektit fizik e performancës në fushë.
Deklaratat pikante të Arbeloa pas eliminimit nga Kupa e Mbretit:
“Kam përjetuar dështime dhe humbje shumë më të këqija në jetën time sesa kjo. A pendohem që lashë lojtarët yje në Madrid? Jo, jo. Nëse do ta bëja sërish, do ta bëja 1000 HERË! Skuadra sonte ishte FANTASTIKE dhe mund të mposhtë ÇDO SKUADËR NË BOTË, jo vetëm Albacete.
Lojtarët e mi dhanë më të mirën sonte… Nuk mund të them asgjë kundër tyre pas kësaj disfate. Kjo disfatë është FAJI IM, jo faji i lojtarëve. Dështimi është rruga drejt fitores”. ️