Aro Muric shkakton penallti, “skuqet” Fabio Grooso. Sassuolo fundos Fiorentinën (video)
6 Dhjetor 2025
17:00
Telesport
Sassuolo fiton 3-1 ndaj Fiorentinës në “MappeiStadium”, për javën e 15-të në Serie A. Miqtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 7-të, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrje të gabuar të Aro Muric ndaj Fabiano Paris. Arbitri jep penallti, Rolando Mandragora dërgon topin në rrjetë nga 11-metrat.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat 1-1 në minutën e 14-të me CRistian Volpato, i cili shënoi pas një goditjeje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në fund të pjesës së parë, Tarik Muharemovic shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin 2-1 Sassuolo-s. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Sassuolos mbetet pa trajnerin e saj, Fabio Grosso, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave dhe pakënaqësive të vendimeve të arbitrit kryesor. Në minutën e 64-të, pas një aksioni model, Ismail Kone shënon golin e tretë për Sassuolo-n. Rezultati final 3-1.
Pas kësaj fitoreje, Sassuolo renditet në vendin e 8-të me 20 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në fund me 6 pikë, duke qenë në një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit dhë gjithë historisë së saj si klub.