Arsenal në finalen e Carabao Cup, reagon Arteta: Goli i Havertz në shtesë ishte një moment magjik
4 Shkurt 2026
9:01
Telesport
Arsenal preu të martën një biletë për në finalen e Carabao Cup, pas triumfit 1-0 ndaj Chelsea në gjysmëfinalen e dytë. “Topçinjtë” kishin fituar 3-2 edhe ndeshjen e parë e tani presin të mësojnë emrin e kundërshtarit.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke folur për këtë kualifikim tha: “Jemi shumë të lumtur. Mendoj se në përgjithësi, gjatë dy ndeshjeve, e meritonim të kalonim në fazën tjetër”.
Goli i fitores erdhi në minutën e 97-të nga Kai Havertz: “Ishte një ndeshje e gjatë, por e prisnim këtë. E mbyllëm në fund në një mënyrë të bukur, me Kai që shënoi golin që solli edhe reagimin e turmës”.
“Titullarët, finalizuesit, stafi, të gjithë atje. Ishte magjike. Vërtet të lumtur sepse ishte një ndeshje vërtet e vështirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer dhe ne jemi në Wembley”, shtoi Arteta.
“Mendoj se tifozët ishin të e shkëlqyer. Ata sollën kaq shumë energji dhe besim në ekip në momente të ndryshme. Mendoj se të gjithë meritojmë të jemi së bashku në Wembley“, përfundoi Arteta.