Arteta i pakënaqur me të tijët: Nuk ishte ndeshje e mirë, finalizimi…
14 Dhjetor 2025
9:37
Telesport
Mikel Arteta u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e Arsenalit ndaj Wolves, duke e cilësuar atë si zhgënjyese, pavarësisht fitores.
Trajneri i Arsenalit pranoi se ekipi e dinte që do të përballej me një sfidë të vështirë dhe theksoi se në pjesën e parë u krijuan disa raste të mëdha shënimi, por pa arritur t’i konkretizonin siç duhet.
Në analizën e tij, Arteta kritikoi qasjen e skuadrës në pjesën e dytë. “Na munguan rastet e pastra dhe ekipi u tregua tepër pasiv në disa momente. Mendoj se shpesh mungoi zgjedhja e duhur në pasimin final”.
Sipas tij, ekipi duhet të përmirësohet menjëherë, pasi edhe në ditë jo të mira, gjithmonë ekziston një mënyrë për ta fituar ndeshjen.