Arteta në ankth para ndeshjes në Champions dhe përmend listën e gjatë të dëmtuarve
10 Dhjetor 2025
8:21
Telesport
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së “topçinjve” kundër Club Brugge në Belgjikë në Champions League. Londinezët janë e vetmja skuadër që hyn në javën e 6-të të Ligës së Kampionëve me një rekord të përsosur, 5 fitore në 5 ndeshje, 14 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.
Megjithatë, ky është një moment i rëndësishëm dhe disi delikat, pasi Arsenal vjen pas një humbjeje kundër Aston Villa, duke rihapur garën për titull në Premier League. Sikur të mos mjaftonte kjo, klubi ka disa mungesa për t’u përballur, siç konfirmoi vetë Arteta në konferencën për shtyp.
Konkretisht, këto janë komentet e tij për mungesat në seancën e fundit stërvitore: Declan Rice, Leandro Trossard dhe William Saliba: “Declan ishte i sëmurë. Ai ishte mjaft i sëmurë pas ndeshjes kundër Aston Villa. Ai nuk ka udhëtuar me ne. William Saliba është ende i padisponueshëm”.
“Leo Trossard ka marrë një tjetër dëmtim në një zonë ku kishte një problem të mëparshëm. Nuk pres që ai të jetë jashtë për një kohë të gjatë, por për fat të keq ai nuk mund të jetë me ne sot“, shtoi Arteta, që më pas shpjegoi pse Gabriel Jesus u përfshi në listën e skuadrës së UEFA-s në vend të Max Dowman.
“Për fat të keq, Max u lëndua fundjavën e kaluar. Ne kemi bërë disa teste dhe ai do të jetë jashtë për disa javë. Pastaj patëm situatën e Gabit. Ne prisnim që ai të stërvitej me ne deri në fund të dhjetorit. Por Gabi nguli këmbë çdo ditë dhe vazhdonte t’u thoshte të gjithëve se do të kthehej më shpejt. Dhe ai u kthye“, tha Arteta.