Artizania e Rusanit/ Besnike Myrto nga Delvina mban gjallë qëndisjet, zahiretë e amanetet e brezave
schedule20:32 – 13 Dhjetor, 2025
Besnike Myrto është gruaja që ruan traditat e punës së dorës, të mësuara qysh në fëmijëri e të përvetësuara me mjeshtëri në gjithë vitet e saj të jetës. Në fillim qëndismat ishin një domosdoshmëri për vajzat e reja, por më pas për Besniken u kthyen në pasion.
Përveç punës artistike, të gjithë prodhimet e kopshtit, Besnikja i ka kthyer në zahire me të cilat pret vizitorët, apo i shet tek ata që duan të marrin copëza të traditës shqiptare me vete. Ky pasion i Besnikes për punimet e dorës dhe zahiretë është kthyer dhe në punën e saj. Edhe përse me çmime modeste, vizitorët blejnë produktet e saj të përgatitura me pasion.
Në zone, Besnike Myrto është unike, me pasionin dhe fanatizmin për punët e dorës, për të krijuar dhe për tua mësuar brezave të reja, ai amanet nga një tjetër gjeneratë. Gruaja nga Delvina ka ditur të tërheqë vëmendjen e të bëjë për vete turistët që vizitojnë Delvinën e xhaminë e Rusanit./abcnews.al