Atalanta pranon ofertën 35 milionë euro për Lookman, nigeriani është në mëdyshje
28 Janar 2026
16:52
Telesport
Ditët e fundit të merkatos dimërore, e cila mbyllet më datën 2 shkurt, mund të kemi një lëvizje të befasishme të Ademola Lookman drejt Fenerbahce. Pavarësisht “paqes” së arritur së fundit, marrëdhënia mes anësorit nigerian dhe drejtuesve të klubit bergamask nuk është aspak e mirë, ndaj Lookamn mund të ndërrojë ekip këto ditë.
“Fanatik” zbulon se Fenerbahce është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për Lookman, shifër brenda pritshmërive të Atalantës dhe klubi bergamask ka pranuar. Në anën tjetër, tani mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me lojtarin.
Nuk është hera e parë që për Lookman ka interes konkret nga Superliga turke, më parë edhe Galatasaray ka tentuar transferimin e tij, por në fund vetë lojtari ka refuzuar. Ditë më parë u përfol edhe për një interesim nga ana e Atletico Madrid, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Conor Gallagher, por klubi madrilen preferon huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje, ndërsa Atalanta kërkon shitjen përfundimtare.