Atentat apo…? Makina e shkrumbuar plotësisht, pamje nga vendngjarja në Qafën e Llogarasë (FOTO)
Enrik Mehmeti ka siguruar për News24 pamje nga vendngjarja në Qafën e Llogarasë.
Në pamje shihet se makina që u përfshi nga flakët ka dalë nga rruga dhe është djegur në një zonë me shkurre, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një atentati.
Kujtojmë se një person humbi jetën pasi u bllokua brenda në makinë dhe u dogj.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
© BalkanWeb