Australian Open: Po humbiste, Djokovic kualifikohet pas tërheqjes së rivalit, fitore për Sinner, Pegula e Rybakina
28 Janar 2026
12:01
Telesport
Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale të grand slam-it të Australian Open, duke përcaktuar të gjitha çiftet gjysmëfinaliste.
Te meshkujt, kualifikim me fat për serbin Novak Djokovic, që po humbiste 2-0 me sete në momentin që rivali i tij, italiani Lorenzo Musetti, u tërhoq i dëmtuar (6-4, 6-3, 1-3 rezultati në momentin që u ndal ndeshja).
Përballë serbit në gjysmëfinale do të jetë jetë italiani Jannik Sinner, kampion në fuqi në Melburn dhe numri 2 në botë. Në çerekfinale ai mposhti 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) amerikanin Ben Shelton.
Te femrat, tenistja kazake Elena Rybakina vazhdon të befasojë me lojën e saj. Pasi eliminoi Gauff, ajo mundi sot 2-0 (7-5, 6-1) polaken Iga Swiatek, në një ndeshje të dominuar nga tenistja kazake.
Në gjysmëfinale ajo do të përballet me amerikanen Jessica Pegula, që mposhti 2-0 (6-2, 7-6) patrioten e saj Amanda Anisimova. Një fitore e vështirë për Pegula, që shihet si favorite.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Carlos Alcaraz – Alexander Zverev
Novak Djokovic – Jannik Sinner
Gjysmëfinale-Femra
Aryna Sabalenka – Elina Svitolina
Jessica Pegula – Elena Rybakina