Autorët e sulmit terrorist në Sydney u stërvitën në kamp xhihadistësh? Filipine e mohon: S’kemi qendra të tilla!
Filipinet mohuan të martën se kishte ndonjë kamp stërvitjeje xhihadiste në vend, pas raportimeve se autorët e sulmit vdekjeprurës në Bondi Beach të Sidneit ishin stërvitur në një kamp në nëntor.
Presidenti Ferdinand Marcos “e hedh poshtë kategorikisht përshkrimin mashtrues ku Filipineve kthehet si një qendër stërvitjeje për Shtetin Islamik “, u tha gazetarëve zëdhënësja e tij Claire Castro.
“Nuk janë dhënë prova se vendi po përdoret për t’u trajnuar për terrorizëm”, shtoi ajo, duke cituar një deklaratë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Filipinet pranuan dje se Sajid Akram dhe djali i tij, Navid, të cilët vranë 15 persona që merrnin pjesë në një festë hebraike në plazhin Bodai të dielën, kishin qëndruar në vend nga 1 deri më 28 nëntor. Byroja e Imigracionit Filipinase kishte sqaruar se ata kishin shkuar në Rajonin Davao (Filipinet juglindore), në ishullin Mindanao, një zonë që i shpëton pjesërisht kontrollit të Manilës dhe dyshohet se strehon kampe të organizatës Shteti Islamik.
© BalkanWeb