Balluku e pandehur për abuzimet me tenderat, Tabaku: Duhet të japë dorëheqjen bashkë me Ramën! Mbrojtja politike nga qeveria, rast unikal
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” u pyet nga moderatorja Nisida Tufa për çështjen “Balluku” dhe zhvillimet më të fundit politike.
Tabaku tha se në planin personal, zv/kryeministrja ndodhet në pozitat më të vështira, ndërsa sa i takon si politikane e lartë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, një standard evropian ku Shqipëria synon të integrohet.
“Ndodhemi në një moment që sinjali që duhet të jepet është që duhet të kemi frikë nga ligji, por ato që lexova nga dosja, duket se nuk ka patur fare frikë nga ligji.
Balluku menaxhonte gjysmën e buxhetit të shtetit, kontrata qindra milionëshe, të cilat i kemi denoncuar dhe jemi sulmuar në Kuvend, pse i denoncojmë. Morali politik do ta kërkonte që të jepte dorëheqjen, në të kundërt ajo erdhi dhe sulmoi opozitën.
Kjo për mua është e pakonceptueshme”, tha Tabaku. Sa i takon qëndrimit të opozitës mbi këtë çështjem deputetja e PD tha se personalisht nuk ka bërë kompromis me fjalën por ka reaguar menjëherë.
“Balluku ka qenë te komisioni hetimor për inceneratorët. Ka një histori që secili e ka individualisht por dhe politikisht. Bardhi është përballur politikisht me të në Fier, dhe unë dua ta shoh dhe nga impakti elektoral që ka patur. Pasi një person që ka menaxhuar këto kontrata qindra milionë euro dhe kur flitet për 1/3 e tyre që kanë qenë taksë korrupsioni imagjinoni vështirësinë e demokratëve në terren. Shumica e dosjeve në SPAK kanë shkuar prej Bardhit. Unë kam cuar një dosje për shitjen e energjisë, Berisha po ashtu”, tha Tabaku.
Jorida Tabaku: Rasti që po ndodh këto ditë me zonjën Balluku është ndryshe nga rastet e tjera. Përvec Veliajt që ishte në detyrë, ky është rasti i parë kur një zvkryeministre në detyrë merret e pandehur.
Unë dua ta ndaj personin nga funksioni.
Unë mendoj se në planin personal është në momentin më të vështirë. Në profilin si politikan duhet të kishte vendosur një standard si dorëheqja që në këtë qeveri nuk ekziston, e një zvkryeministre që i hap rrugë drejtësisë, të vendoste standardin e transparencës. Ndodhemi në një moment që sinjali që duhet të jepet është që duhet të kemi frikë nga ligji, por ato që lexova nga dosja, duket se nuk ka patur fare frikë nga ligji.
Balluku menaxhonte gjysmën e buxhetit të shtetit, kontrata qindra milionëshe, të cilat i kemi denoncuar dhe jemi sulmuar në Kuvend, pse i denoncojmë. Morali politik do ta kërkonte që të jepte dorëheqjen, në të kundërt ajo erdhi dhe sulmoi opozitën.
Kjo për mua është e pakonceptueshme.
Një gjë që që kam mësuar këtë vit është kompromisi i fjalës dhe unë nuk bëj kompromis me fjalën. Kam bërë reagimet e mia, kam kërkuar dorëheqjen, Balluku ka qenë te komisioni hetimor për inceneratorët. Ka një histori që secili e ka individualisht por dhe politikisht. Bardhi është përballur politikisht me të në Fier, dhe unë dua ta shoh dhe nga impakti elektoral që ka patur. Pasi një person që ka menaxhuar këto kontrata qindra milionë euro dhe kur flitet për 1/3 e tyre që kanë qenë taksë korrupsioni imagjinoni vështirësinë e demokratëve në terren. Shumica e dosjeve në SPAK kanë shkuar prej Bardhit. Unë kam cuar një dosje për shitjen e energjisë, Berisha po ashtu.
Fundin e kësaj historie e shoh me dorëheqjen e zotit Rama, sikurse me inceneratorët. Përgjegjësia është politike, morale, e qeverisë por dhe ligjore.
Sjelljen e Ramës gjatë konferencës me Marta Kos, e pashë njësoj si në 12 vite, arrogancë. Mbrojtja politike që po i bën qeveria është ndryshe nga rastet e tjera.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
