Balluku, ish prokurori Karanxha: Kërkesa e SPAK për pezullim, tregoi paqartësi. Për çdo heqje lirie duhet kërkesë në Kuvend
Sondazh
Loading …
schedule20:40 – 18 Dhjetor, 2025
Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se kërkesa e SPAK për pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tregoi se kishte paqartësi, pasi qeveria iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se për çdo kërkesë, për heqje lirie, duhet kërkesë në Kuvend.
“Unë kam pasur personalisht çështje me deputetë, para ndryshimeve kushtetuese. Kushtetuta ka qenë e qartë. Ti nuk mund të bëje asnjë lloj veprimi procedural, pa marrë autorizim nga parlamenti, qoftë për kontroll banese, sekuestrim provash. Do marrësh leje në parlament. Reduktimi, këtu ka nisur problemi. Janë disa akte procedurale që prapë do i drejtohesh Kuvendit. Me ndryshimet e fundit kushtetese, problemi qendron te neni teknika legjislative e bërë në kuadër të reformës në drejtësi, në 2017. Zyrtarët e lartë janë hetuar nga prokurori i përgjithshëm. Me ndryshimet ksuhtetuese, zyrtarët e lartë, kaluan në kompetencë të SPAK. SPAK sot ka kompetencë për shkak të veprës penale dhe për shkak të subjektit të posaçëm që ka.
Dalim te imuniteti i ministrit. Ky nen, 288, ky është i paqartë. Është pa titull. Anëtari i Këshillit të Ministrave dhe kryeminsitri nuk e dinë se për çfarë masa sigurimi duhet t’i drejtohet prokurori Kuvendit. Tregon për një paqartësi. Masa e sigurimit arrest me burg, arrest në shtëpi, kontrolli personal dhe kontrolli i banesës. Duhet të jesh i saktë. Këto janë të vetmet që mund të shkosh në Kuvend. Masat e sigurimit duhet të ishin me numra. Dalim te pezullimi. Ky nen nuk është ndryshuar që nga viti 1995. Është e palogjikshme që kjo masë që sjell pasoja, nuk është te neni 288. Fakti që ka shkuar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, tregon se është i paqartë. Deputetët, ministri dhe kryeministri duhet ta dinë se për çfarë masash sigurie shkon në Kuvend”, theksoi ai./abcnews.al
Të ngjashme