Balluku përplaset me Shehajn: Politika bëhet në fushëbetejë, i paguan punonjësit në call center më pak se paga minimale
schedule13:27 – 19 Nëntor, 2025
Me tone të ashpra i është drejtuar zv/kryeministrja njëherësh ministre e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Ballukut, deputetit Agron Shehaj, ndërsa ky I fundit I ndërhynte gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit.
Kur e vendosët këtë akt etik? Ju keni ngritur të vdekurit nga varri dhe i keni sjellë në foltore dhe parlamente.
Unë me shumë prej jush jam përballur politikisht, dhe jam përballur në fushë betejë aty ku duhet të dalin dhe të përballen burrat, dhe shumë prej jush I kam ulur në gjunjë si ai që ulëret.
Nuk bëhet politike me selfie Agron, nuk e bën dot me selfie. Të duhet të dalësh në shesh të burrave e të fitosh. Do ngelesh pronar I call centerave kaq do ngelesh nuk do bëhesh dot politikan, do jesh një politikan I vogël I call center që nuk paguan sigurimet shoqërore. Dhe I mban ata djem e vajza me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh dot Politikan po nuk dole në fushë betejë, nuk bëhesh me facebook. Nuk jemi në call center këtu./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!