Bamir Topi në SPAK/ Ish-Presidenti merret në pyetje për 21 janarin
Sondazh
Loading …
schedule09:57 – 9 Dhjetor, 2025
TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në SPAK. Ai është thirrur në kuadër të hetimeve, që po kryen për çështjen e 21 janarit.
Ish-presidenti do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni.
Ai ka deklaruar më herët se ishte i gatshëm të dëshmonte për krimin shtetëror të 21 janarit, ku katër protestues u vranë para godinës së kryeministrisë./abcnews.al
Të ngjashme