Barazimi pa gola ndaj Teutës, trajneri i Elbasanit: S’jam i lumtur
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic analizoi barazimin pa gola ndaj Teutës.
“Nuk jam shumë i kënaqur me pikën dhe lojën. Mund të bënim më mirë në topin e dytë. Për një presing më të lartë. Elementët në fjalë nuk ishim mirë. Do punojmë këto 3-4 ditë.
Më pas vjen Vllaznia. Nuk ishte presioni shumë i madh te ne. Në zonën e Teutës jo mirë për ne. Ishim një moment mirë me Diallo.
Teuta ka shumë cilësi, ata ishin shumë agresivë për topin e dytë. Sot Diallo u dëmtua shumë shpejtë, nuk kishim shumë manovra. Kemi shumë ide, ama dëmtimi i Diallo na kufizojë. Në ndeshjen e radhës mund të eksperimentojmë”.
© BalkanWeb