Barcelona e prezanton si “bast strategjik” rinovimin e Fermín López deri më 2031
31 Janar 2026
7:05
Alfred Lleshi
Barcelona zyrtarizoi këtë të premte rinovimin e Fermín López (22 vjeç) deri më 2031, duke siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve që ka evoluar më shumë vitet e fundit dhe është bërë shumë i rëndësishëm për Hansi Flick. Verën e kaluar, Chelsea dhe Bayern Munich u interesuan për të, por lojtari zgjodhi të qëndrojë te klubi i jetës së tij.
Barcelona i ofroi një kontratë të re me pothuajse dyfishin e pagës aktuale, bonuse të lidhura me objektiva dhe zgjatje 2-vjeçare, nga 2029 në 2031. Klubi vlerësoi se roli i tij është rritur ndjeshëm dhe paga e mëparshme ishte e tejkaluar, duke shpërblyer edhe besnikërinë e lojtarit.
Në komunikatë, Barça e quajti rinovimin “bast strategjik për një futbollist që erdhi në moshën 13-vjeçare dhe u formua në La Masia”. Marrëveshja u mbyll të hënën; klauzola e lirimit mbetet 500 milionë euro. Këtë sezon, Fermín ka qenë vendimtar në sulm; 10 gola dhe 11 asistime. Ceremonia e firmosjes do të mbahet ditët në vijim.