Barcelona gjen dy herë golin, por festa shkon kot. Sociedad e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)
18 Janar 2026
21:51
Telesport
Në “San Sebastian”, pjesa e parë mes Real Sociedadit dhe Barcelonës është mbyllur 1-0 për vendasit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në La Liga. Katalanasit gjetën golin dy herë, në minutën e 7-të me Fermin Lopez, por që u anullua nga VAR për faull dhe në minutën e 28-të me Lamine Yamal, por që u anullua po nga VAR për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 32-të, Sociedad gjeti golin me yllin e tyre kryesor Mikel Oyarzabal, i cili shënoi me një goditje të bukur me të mjatën brenda zonës, pas asistit perfekt të Goncalo Guedes. Në minutat shtesë, pas një kontakti në zonë ndaj Lamine Yamal, arbitri kryesor i takimit drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, por ndërhyn VAR dhe penalltia anullohet, sërish për pozicion jashtë loje të katalanasve.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, ku Real Sociedad e mbyll në avantazh 1-0.