Barcelona heq dorë nga Rashford, Flick kërkon anësorin e Chelsea-s
8 Dhjetor 2025
18:54
Telesport
Pavarësisht formës së mirë të treguar te Barcelona, klubi katalanas duket se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Marcus Rashford në fund të këtij sezoni për 30 milionë euro.
Anglezi nuk është profili i sulmuesit që kërkon Hansi Flick. Trajneri gjerman ka një dëshirë të madhe për këtë pozicion, që quhet Pedro Neto. 24-vjeçari portugez jo vetëm që mund të luajë si anësor në të dy krahët, por edhe të përshtatet si një anësor i brendshëm ose një nëntësh i rremë, duke ofruar mundësi interesante taktike.
Megjithatë, largimi i tij nga Chelsea do të jetë shumë i vështirë, duke ditur rëndësinë që ka për “Blutë” dhe faktin që kontrata i skadon në vitin 2031. Mediet spanjolle raportojnë se Barcelona po mendon të ofrojë deri në 70 milionë euro bashkë me bonuset për transferimin e mundshëm të Pedro Neto, por nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të ëprfshihen edhe lojtarë të tjerë nga të dyja skuadrat.
Tashmë dihet nga të gjithë interesi i Chelsea-s për Fermin Lopez, oferta e tyre 40 milionë euro gjatë merkatos së kaluar u refuzua nga katalanasit. Përveç Fermin Lopez, mund të ketë edhe emra të tjerë që mund të përfshihen në një marrëveshje të mundshme.