Bardhi: Fajin e ka Saliu/ Korrigjon Berishën: Çështjen Shabani e çojmë në Kushtetuese
Kush ankohet në PD për Endri Shabanin?
Berisha thotë jo, Gazment Bardhi thotë po. Një ditë më parë doktori pranoi gabimin me Endri Shabanin, por ankesat për zgjedhjet e tij i mbajti vetëm në nivel politik, jo juridik.
“Jo, nuk do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, për ça ta çojmë? Nuk pyet ai për Gjykatë Kushtetuese.”
Por, Gazment Bardhi ka dhënë tjetër direktivë. Ai shkruan se përpos një kallëzimi penal për kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi, do të ankohet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në Gjykatë Kushtetuese.
“Do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme”, tha Bardhi.
Por a do t’i mbledhë dot 25 firmat? Gabimi me firmat për Shabanin nisi pikërisht nga grupi parlamentar, kur 35 deputetë i dhanë firmat Shabanit.
Në fakt, Gazment Bardhi është vetë kryetari i grupit parlamentar.
Deputete si Saimir Korreshi thane publikisht se për të firmosur për Endri Shabanin, kishin marre miratimin e Gazmend Bardhit.
Por me veprim te ri gazmend bardhi del edhe zyrtarisht mbi doktorin. Dikush kërkon të rregullojë gabimin, edhe pse Berisha e pranoi se nuk ishte gabim, por Pazar vote për kandidatin e Tiranës, Florian Binajn.
Gabim bardhi dhe Berisha, apo jo, por njeri doli se kishte të drejtë.
“Paskan bërë gabim. Si ka mundësi që PD dhe grupi parlamentar japin firmat e shkojnë pa strategji duke i dhënë Ramës 15 emra për të zgjedhur për Avokat Populli. A mban kush përgjegjësi?”, shtoi Bardhi.
Veprimi i Bardhit qe korrigjon doktorin, i jep përgjigje edhe kësaj pyetje. Gabimi nuk ishte i tij, por i Sali Berishës./abcnews.al