‘Bashkëpunimi dypalësh, duhet punë politike dhe institucionale’, Ambasadori italian: Turizmi, sektor me interes për Italinë
schedule20:33 – 18 Nëntor, 2025
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti i ftuar në ‘Real Story‘ foli për fushat e interest mes vendit tonë dhe shtetit fqinj italian.
Pas nënshkrimit të 16 marrëveshjeve, në mbledhjen e parë ndërqeveritare mes dy shteteve, Alberti tha se takimi tregoi vullnetin e dy vendeve por duhet punë e madhe politike dhe institucionale.
“Ky takim tregoi vullnetin e të dy vendeve. Duhen transformuar përparësitë në projekte konkrete duke krijuar mundësi të reja jo vetëm për integrimin, por edhe për klimën e investimeve që varet nga reforma.
Të punosh në drejtimin institucional dhe politike nënkupton dhe përthithjen e kapitaleve. Shqipëria e ka ndërmarrë këtë hap dhe ne jemi të gatshëm për bashkëpunim në çdo sektor.”
Më tej, gjatë intervistës ambasadori Alberti tha se turizmi është një sektor me interes për Italinë dhe përmendi gjithashtu lancimin e qendrës së industrisë kreative mes dy vendeve ku bëhet bashkë krijimtaria dhe sipërmarrja.
“Besoj se ka një sektor të aftësimit të sipërmarrjes së tjera. Shqipëria po bën dhe për axhendën e gjelbër ku është një prej sektorëve më të rëndëishëm. Italia ka një teknologji të përparuar në kavot elektrike. Turizmi, ne nuk kemi sipërmarrje të mëdha turistike por mund të ndihmojmë në shëndetësi sepse rritet nevoja për një plan shëndetësor të emergjencës mjekësore.
Po diskutojmë me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri për lancimin e qendra të industrisë kreative ku bëhen bashkë krijimtaria dhe sipërmarrja.” / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

