Bayern Munich, shifra frikësuese. Prej 95 vitesh në Europë, nuk ka tjetër që shënon kaq shumë
17 Janar 2026
8:20
Alfred Lleshi
Vincent Kompany si Pep Guardiola. Me fitoren ndaj Kölnit, Bayern Mynih barazoi rekordin e pikëve në Bundesliga, pas fazës së parë: 47 nga 51 të mundshme, po aq sa sezoni 2013-2014 me trajnerin katalanas në krye.
Dallimi është te sulmi. Këtë sezon bavarezët kanë shënuar 66 gola, kundrejt 44 golave të 2013-2014, ndërsa mbrojtja ka pësuar më shumë (13 kundrejt 8 golave 12 vite më parë). Rekordi i golave pas 17 ndeshjesh ishte më parë 56 gola, në sezonin 2021-2022 me Nagelsmann në stol.
Në Europë, duhet të kthehemi 95 vite pas për të gjetur një skuadër që ka shënuar më shumë se 66 gola në 17 ndeshje; Athletic Bilbao më 1930 (72 gola). Rekordi absolut i përket Blackburn, sezoni 1889-1090 (73 gola). Në Itali, më i suksesshmi ishte Milani i sezonit 1950-1951 me Lajos Czeizler dhe Gunnar Nordahl, 55 gola.