BE dhe Ukraina, plan për paqen/ Propozimi europian iu paraqit Trump gjatë një bisede telefonike
schedule19:40 – 10 Dhjetor, 2025
Europa dhe Ukraina i kanë propozuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës planin e tyre për paqe në Ukrainë. Pallati Elize dhe Downing Street njoftuan këtë të mërkurë se Presidenti Francez Emanuel Macron, Kryeministri Britanik Keir Starmer dhe Kancelari Gjerman Friedrich Merz kishin mbajtur një bisedë telefonike prej 40 minutash, ku liderët Europian shpalosën planin e hartuar prej tyre mbi kushtet e vendosjes së paqes në Europën Lindore.
Deri më tani nuk janë zbuluar detaje të këtij plani por sipas asaj që kishte deklaruar Kievi Zyrtar, prioriteti I tyre kryesor mbeten garancitë e Sigurisë.
Mbremjen e kesaj te merkure Zyrtaret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te kene te tjera bisedime me zyrtaret Ukrainas.
Financial Times ka raportuar se Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky ka kohë deri për Krishtlindje për të pranuar një marrëveshje paqeje që I kërkon këtij vendi të lëshojë pjesë të mëdha të territorit në këmbim të garancive nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas Medias Britanike,Mesazhi per Zelenskyn u dha ne nje telefonate qe Kreu I Shtetit Ukrainas pati me te derguarin e Donald Trump Steve Witkoff dhe me dhendrrin e tij Jared Kushner. Te dy perfaqeesuesit e Trump I bene presion liderit Ukrainas qe te marr nje vendim same te shpejt.
Kunderplani I ri I hartuar nga Ukraina dhe Lideret Europiane qe iu dorezua kete te merkure Presidentit Amerikan Donald Trump pritet te vendose serisht diplomacine Amerikane ne Levizje.
Kreu I Shtepise se Bardhe kritikoi pergjate kesaj jave Europen dhe Ukrainen se nuk kane bere asgje per ti dhene fund gjakderdhjes ne Konfliktin qe po shkon drejt viti te tij te 4-të ndersa I tha Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky se duhet te pranoje se po humbet perballe Rusise.