BE nuk ndalet për përdorimin e aseteve të ngrira ruse, miratimi i marrëveshjes pritet para Krishtlindjes
schedule11:18 – 15 Dhjetor, 2025
Bashkimi Europian synon të miratojë marrëveshjen për përdorimin e aseteve ruse të ngrira për të financuar Ukrainën, pavarësisht shqetësimeve të reja nga Italia.
Përdorimi i këtyre aseteve si një formë huaje ka marrë mbështetjen më të madhe në Bruksel. Në mbledhjen e Këshillit Europian javën e ardhshme do të vendoset për këtë opsion.
Ndërkohë, ka pasur irritim ndaj Romës për frenimin e këtij procesi në takimin e fundit të Coreper. Qeveritë e Francës dhe Gjermanisë pritet të shprehin shqetësimin e tyre në takimin me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Strategjia e BE-së është të ecë përpara pa u ndalur, për të shmangur presionin rus dhe për të mbrojtur Ukrainën.
Qeveria gjermane shtyn këtë zgjidhje, për të shmangur shpenzimin e fondeve publike të vendeve individuale. Brukseli po shqyrton mënyra për të liruar nga përgjegjësia ligjore vendet që mbajnë asete ruse.
Nga 210 miliardë euro asete, 185 janë në Bruksel dhe pjesa tjetër ndahet kryesisht mes Gjermanisë dhe Francës. Italia ka vetëm rreth tre miliardë euro.