“BE t’i qëndrojë marrëveshjes për negociatat”/ Rama: Garanci për të vazhduar reformat! Të vlerësuar në tempullin e Europës politike në Bruksel
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me ndjekësit në Facebook, u ndal te procesi i integrimit europian duke thënë se Shqipëria është përpjekur të bëjë të gjitha detyrat, ndërsa shtoi se është detyra e BE që t’i përmbahet marrëveshjes.
“Mbrëmë kemi përmbyllur një samit që ka qenë inkurajues i suksesshëm por edhe për Kosovës. Presidentja e Kosovës ka shkëlqyer dhe me fjalë bindëse por edhe si rezultat i një punë këmbëngulëse dhe një koordinimi të mirë që kemi bërë javët e fundit ja ka dalë të zhbllokojë të gjitha fondet e bllokuara prej disa kohësh nga ana e BE. Sa i përket Shqipërisë jemi në kushte sic nuk kemi qenë ndonjëherë. Të vlerësuar dhe të mirëpritur maksimalisht në tempullin e Europës politike në Bruksel. Qëndrim ka qenë ajo që dini, troç, drejt pa dorashka. Ua kam thënë edhe miqve të BE unë them atë që mendoj dhe bëj atë që thonë ata. Ne detyra e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte. Dhe nga ana tjetër ne fjalën tonë e themi hapur pa asnjë kompleks. Dhe kjo e ka rritur edhe vlerën në këto tryeza. Hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim. BE t’i qëndrojë marrëveshje për të mbyllur negociata brenda 2027, pasi ndonjëherë i luajnë marrëveshjes. Anëtarësimi ynë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit duhet përshpejtuar dhe i kam garantuar se do vazhdojmë reformat dhe përpjekjet në luftën kundër problemeve që kanë në luftën kundër korrupsionit. Dhe më vjen mirë t’ju them pa modesti që ju kam nderuar”, tha Rama .
© BalkanWeb