“Bëjnë sikur janë me ne”, Berisha sulmon Salianjin një ditë pas takimit me demokratët e Fierit: Nuk na duhen dhe as kemi lidhje me ata
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka sulmuar Ervin Salianjin, ditën e sotme gjatë takimit me demokratët e degës së PD 1 dhe 3 në kryeqytet, pas takimit që ai bëri në Fier.
Berisha iu drejtua demokratëve se PD duhet të ripërtërihet me njerëz me moral dhe se koha është e idealistëve.
Por nga ana tjetër, lideri i opozitës tha se nuk duhet të ndjejnë keqardhje për ata që sipas tij, bëjnë lojën e Edi Ramës.
“Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën”, tha Berisha.
Sali Berisha: Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në me njerëz me moral.
Koha është e idealistëve.
Mos keni kurrë keqardhje për ata që bjerrin moralin e tyre dhe shkojnë me krahun tjetër. Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist.
Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën.
Nuk na duhen gjë ata ne.
Nuk kemi lidhje me ta ne.
© BalkanWeb