Belind Këlliçi: Zija ka rënë në pallatin e korrupsionit, fundi i Ramës ka nisur
FJALA E DEPUTETIT TË PD, BELIND KËLLIÇI NË PROTESTËN KOMBËTARE Të nderuar qytetarë, Sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik e as për njëprotestë të radhës. Sot jemi këtu si misionarë, jemi këtu për tëbërë histori dhe për të thënë të vërtetën: Ky pushtet kambaruar. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen TANI. Jo nesër. Jo pas zgjedhjeve. Jo kur t’i leverdisë. TANI. Këtu krahë nesh, në hijet e pushtetit që mishëron kjo godinë, ka disa kohë që luhet një dramë e madhe. Frikë, dhunë, shantazh, thika pas shpine e tradhëti mes ortakësh. Zija ka rënë në pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre është prishur, përfundimisht! Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë, jo për të qeverisur, por përdy arsye: për të zhdukur provat e krimeve dhe për të mbledhurprova kundër njëri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut. Balluku ka ruajturmesazhet e Palloshit. Ndërsa Gysi i ka filmuar të gjithë. Kamera të fshehta, telefonata të regjistruara, usb të ruajtura, përgjime në kasaforta, të gjitha mes bandës kriminale që endee quan veten “qeveri”. Kreu i organizatës Edi Rama, nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë. Miliarda euro të grabitura në çdo tender, në çdo kantier, nëçdo pasuri publike e private, sot nuk i bëjnë më derman. Sepse të nderuar qytetarë edhe ju e dini tashmë se mekanizmipërbindësh ka rënë. Me paratë e pasuritë e shqiptarëve, kjobandë siguroi për 13 vite me rradhë vota, aleanca, mbështetje, lobim ndërkombëtar, karlomedia, krim dhe luks të shfrenuarpersonal. E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën, presionin, dhunën ndaj qytetarëve, mbi shpopullimin masiv dhepërpjekjen e vazhdueshme për të likujduar opozitën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë, bashkë me shëndetin, edukimin, sigurinë rrugore, ushqimore, cilësinë e jetës. Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1,1 milionëshqiptarë. Ama sot historia është përmbysur! Ata që kanë frikë, ata që kërkojnë të arratisen, të fshihen, tëmos dalin më para njerëzve, janë pikërisht këta që qeverisinkriminalisht për më shumë se një dekadë. Ndaj sot dua t’ju drejtohem juve. Demokratë që nuk u përkulët, qytetarë që nuk shitët dinjitetin, gazetarë dhe njerëz publikë që nuk u bletë, ju që denoncuat, qëndruat, që folët kur ishte e rrezikshme të flisje. Ja ku jemi dhe sa shumë jemi! Sot jemi këtu edhe për të dhënë një mësim politik. Mësiminmë të vyer që një popull mund t’u japë mandatarëve të vet: Mandati nuk është pronë. Nuk është privilegj. Nuk është licencë për të vjedhur. Kush merr mandat është shërbëtor i qytetarëve, jo pronar ishtetit. Nëse vjedh, largohesh. Nëse shkel besimin, mandati mbaron. Nëse e trajton shtetin si plaçkë, përgjigjesh para ligjit. Dhe o sot o kurrë, sepse ajo që vendosim sot do të jetëprecedent për të ardhmen! Një precedent që nuk guxon më askush ta përmbysë. Askush nuk ka imunitet nga zemërimi qytetar. Askush nukduhet të ushqejë iluzionin se kur qeveris kundër popullit, tëpret qetësia. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani edhe si aktemergjence kombëtare. Sepse Edi […]