“Belinda Balluku do të arrestohet, praktika e SPAK e thotë këtë”, Aulon Kalaja: Jam pro protestave. Rama nga mësues vizatimi, u kthye në avokat
Ish-kandidati për deputet në listën e hapur të PD për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i ftuar në “Oponencë” deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku do të arrestohet shumë shpejt.
Kalaja tha se nisur nga praktika e SPAK, tregohet qartë se kjo do të ndodhë, por ajo që bie në sy është mbrojtja që po i bën Rama vartëses së saj.
“Për cilin nga emrat në PS, Rama e ka bërë këtë mbrojtje? Për asnjë:m tha Aulon Kalaja.
Sipas tij, Rama nga mësues vizatimi tani është bërë avokat.
“A ka mbrojtur ndonjë nga të vetët si Belinda Ballukun? Këta janë si vëllezërit siamezë. Ata po bien bashkë, këtë moment duhet të shfrytëzojë PD”, tha Kalaja.
Aulon Kalaja: Duhet të ketë një lloj serioziteti. Përvec asaj që është thënë në media, unë kam paraqitur kërkesën time në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD për pastrimin e PD
Absolutisht jam për protestë kundër Belinda Ballukut e cila në gjykimin tim do të arrestohet, në bazë të informacioneve që kam. E gjithë praktika e SPAK e përdorur në këtë dosje, si fillim u tha për supervizionin, pastaj për tunelin dhe për lotet e Unazës së Madhe.
Rama nga mësues vizatimi tani është bërë avokat. A ka mbrojtur ndonjë nga të vetët si Belinda Ballukun? Këta janë si vëllezërit siamezë. Ata po bien bashkë, këtë moment duhet të shfrytëzojë PD.
© BalkanWeb