Berisha: Denoncoj zëvendësimin e standardeve me lobime korruptive, Rama kaloi amnistinë fiskale, edhe pse ndërkombëtarët ishin kundër
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një komunikim me mediat, deklaroi se miratimi i amnistisë fiskale nga ana e Ramës, ishte e paligjshme dhe se për këtë çështje ishin kundër dhe ndërkombëtarët.
Ai tha se Rama zëvendësoi standardet me lobime korruptive.
“Së fundi, dua të denoncoj me forcën të madhe, zëvendësimin e standardeve me lobime korruptive. Ky ka qenë faktor shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do marrin në fokus zhvillimet e ditëve të fundit. Zv/kryeministrja shndërron Këshillin e Ministrave në zyrë avokatie, s’ka ndodhur kurrë në Europë, por mund të ndodhë vetëm në regjimet autoritare. Edi Rama kaloi amnistinë fiskale, për të cilën ndërkombëtarët ishin kundër unison. Brenda një jave KE ka reaguar dy herë për këtë amnisti, kundër. Po ashtu ka reaguar dhe administrata e SHBA. Por Edi Rama nuk pyet, sepse ka zëvendësuar standardet me lobim korruptiv.”, tha ai.
© BalkanWeb