“Berisha ishte ‘zoti i shtëpisë’ më 21 janar”, Çupi: Ka bërë një gabim të madh, i cili do…
schedule21:14 – 19 Nëntor, 2025
TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur kontroll të plotë mbi gjithçka që ka ndodhur më 21 janar të 2011, para Kryeministrisë, ku u vranë katër protestues.
Çupi deklaroi se Berisha ka kryer një gabim të madh strategjik, pasi nuk ka tentuar të fshehë provat kryesore të krimit.
Duke bërë një paralelizëm me zhdukjen e Remzi Hoxhës në vitet ’90, Çupi u shpreh se vetëm një veprim ekstrem i fshehjes së trupave do t’i kishte dhënë mundësi ish-kryeministrit t’i “shpëtonte” hetimit.
“Zoti i shtëpisë ka qenë Sali Berisha. Ai ka thënë, dhe vetë çfarë thotë ai, bëhej aty. Ai ka bërë një gabim shumë të madh, sepse që shumë i sigurt në vrasje. Ishte shumë i fuqishëm se kur ishte president. Ai bëri një gabim shumë të madh, sepse nuk sekuestroi kufoma.
Përderisa kufomat janë, kanë vdekur njerëz, nuk mund të mos gjykohet një vrasje qeveritare. Po ta kishte bërë atë njësoj si Remzi Hoxhën dhe sit ë tjera, do kishte shpëtuar. Tjetër shpëtim nuk ka. Veçse të sekuestronte kufomat dhe të mos gjendeshin.”, theksoi ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



