Berisha kundër Bardhit për avokatin/ Kreu i PD: Ta gezojë Rama avokatin, kërkoj falje për firmat
Kush ankohet në PD për Endri Shabanin?
Berisha thotë jo, Gazment Bardhi thotë po. Një ditë më parë doktori pranoi gabimin me Endri Shabanin, por ankesat për zgjedhjet e tij i mbajti vetëm në nivel politik, jo juridik.
“Jo, nuk do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, për ça ta çojmë? Nuk pyet ai për GJykatë Kushtetuese”
Por Gazment Bardhi ka dhënë tjetër direktivë. Ai shkruan se përpos një kallëzimi penal për kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi, do të ankohet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në Gjykatë Kushtetuese.
“Do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme”
Por a do t’i mbledhë dot 25 firmat?
Gabimi me firmat për Shabanin nisi pikërisht nga grupi parlamentar, kur 35 deputetë i dhanë firmat Shabanit.
Në fakt, Gazment Bardhi është vetë kryetari i grupit parlamentar.
Deputetë si Saimir Korreshi thane publikisht se për të firmosur për Endri Shabanin, kishin marrë miratimin e Gazmend Bardhit.
Por me këtë veprim të ri, Gazmend Bardhi del edhe zyrtarisht mbi doktorin.
Dikush kërkon të rregullojë gabimin, edhe pse Berisha e pranoi se nuk ishte gabim, por pazar vote për kandidatin e Tiranës, Florian Binajn.
Por gabim ose jo, nga Elbasani, Berisha i dha mesazhin Bardhit se kush vendos pikat mbi i, si në PD, si per Avokatin e Popullit.
“Gabimi ishte shumë, ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që jeni të mërzitur me këto firmat ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës dhe ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë.
Secili që firmosi e tërhoqi firmën, por natyrisht Edi Rama në mënyrë të paskrupull e zgjodhi, e gëzoftë.”
Edi Rama ta gëzoje Endri Shabanin. Por Gazmend Bardhi nuk e gëzoi dot pushtetin që i dha vetes nga Amerika mbi doktorin, më shumë se 60 minuta./abcnews.al