“Berisha mori garanci se e kontrollon Këshillin Kombëtar”/ Kthupi: Nëse ka atë strukturë, kontrollon partinë
schedule20:34 – 17 Dhjetor, 2025
Juristi Rezart Kthupi u shpreh se Sali Berisha me mbledhjen e zhvilluar në PD, mori garanci se e kontrollon Këshillin Kombëtar dhe kjo sipas tij e bëjnë të mos shqetësohet për lëvizjet e Ervin Salianjit.
Kthupi shtoi se sa kohë Berisha e ka të garantuar shumicën e Këshillit Kombëtar, nuk ka pse të shqetësohet..
“Doktori pasi ka parë mbledhje e Këshillit Kombëtar ka marrë garanci që të paktën atë strukturë e kontrollon. Ajo është struktura që vendos dhe nëse kontrollon atë strukturë t’i kontrollon partinë. Pra e vetmja mënyrë për ta vërtetuar ishte pjesëmarrja. Sa kohë ka garantuar e ka shumicën e Këshillit Kombëtar është e këto të vazhdojë betejën me Salianji. Berisha e mori garancinë që kontrollon Këshillin Kombëtar”, tha ai.