Berisha në SPAK për “21 janarin”, Lala: Prokuroria po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. Ja çfarë tha kreu i PD
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur për paraqitjen në SPAK të kreut të PD Sali Berisha për çështjen e 21 janarit 2011.
Lala u shpreh se Berisha ka qëndruar rreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në momentin e paraqitjes.
“Berisha shkonte për ‘21 Janarin’ për herë të parë pas 14 vitesh. Dha një dëshmi rreth 2 orë. Ngjarja është konsideruar krim shtetëror dhe ka fajtorë. SPAK po heton cili është funksionari politik që dha urdhër të qëllohet mbi protestuesit,” tha Lala.
Sipas gazetares, Sali Berisha mohoi kategorikisht të ketë dhënë urdhër për të qëlluar mbi qytetarët. Ai deklaroi se punonjësit e Gardës së Republikës kanë zbatuar ligjin e miratuar nga vetë socialistët në atë periudhë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
