“Berisha pranoi vrasjet e 21 janarit”/ Beqiri: Tha disa të vërteta që do ta “varrosin”
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit të mërkurën në SPAK, ku dha shpjegime për rreth 120 minuta lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011, kur në një protestë u vranë katër qytetarë. Avokati Idajet Beqiri, në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri dha disa të vërteta mbi 21 janarit, të cilat sipas tij do ta “varrosin” përfundimisht.
“Për disa, të krahut të Saliut, që janë besnikë të tij, thanë që vajti i qetë dhe foli juridikisht dhe foli qetë. Në fakt ai ka thënë disa të vërteta të mëdha, të cilat e varrosin përfundimisht, Ja vuri vulën, sepse tha kur ka protestë të dhunshëm, tha se edhe vritesh. Vrasjet e 21 janarit janë një krim i paramenduar, .është bërë nga një grup i strukturuar, me Berishën në krye.
Protesta ishte paqësore. Ai futi me herë të parë, futi gazin lotsjellës për ti acaruar njerëzit. I dha urdhër policisë, që të hapeshin dhe njerëzit hidheshin mbi kangjellat. Njëjësit që e kuptuan, e kuptuan se është një grackë. Përdori edhe makinën tip “Benz”, ishte i një punonjësi të SHIK, ishte në planin e strukturës kriminale, fillimisht shërbeu për të shpërndarë protestuesit, ata e përdoren për të thyer kangjellat. Për tetë sekonda u vratë të katër qytetarë. U përgjua radio e Ndrea Prendit. Pasi doli nga kryeministria, komandanti i Gardës kërkoi të qëllohej në mish.
Ai theksoi se Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi do të merren të pandehur me akuzën e vrasjes së cilësuar.
“Ishte planifikuar që do vriteshin se nuk bën. Fakti që kryeministri mban armë, dhe e dyta fakti që në zyra rrinë kriminalë, Sali Lusha, zv.drejtori i policisë së Shtetit, duket qartë se çfarë ata kishin përgatitur. Urdhrin kush e ka, urdhrin e ka kryetari i bandës. Dyshohej se dikush e ka dorëzuar kopjen e serverave në SPAK. Nuk ka gjë pa u zbuluar. Edhe prova se kush e dha urdhrin, është provë nga më të rëndësishmet. SPAK është i dënuar që do ta çojë në gjyq grupin e strukturuar kriminal, me Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin si kryesorët në gjyq, me akuzë për vrasje të cilësuar, ai nen do të ngelet, neni 79, ndaj dy dhe më shumë personave dhe si e rrezikshme për shumë perona të tjerë do të shkojnë në gjyq. Burgimin e përjetshëm e ka të garantuar Sali Berisha, sepse nuk ka dënim tjetër”, tha ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!