Berisha, sulm frontal Salianjit/ Pas takimit me mbështetës në Durrës: Të shitur te PS dhe tradhtarë
schedule12:04 – 4 Dhjetor, 2025
Sali Berisha i ka bërë një sulm frontal Ervin Salianjit pas nisjes së aksionit të tij një ditë më parë në Durrës. Kreu i PD i ka quajtur pjesëmarresit e takimit, të shitur të PS, tradhtarë dhe njerëz që shkuan me pushime kur kishte zgjedhje.
Berisha tha se PD në Kavajë kishte marrë 3 mije vota më shumë kur Salianji ishte në burg, ndërsa përgëzoi demokratët që sipas tij braktisën takimin.
“Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private. Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet. Thashë edhe njëherë, axhenda private, disa prej tyre që i njoha, pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar.” -tha Berisha.