Bernardo Silva: Cilën ndeshje do të doja të rijetoja? E thjeshtë, këtë finale Champions-i
13 Dhjetor 2025
11:33
Alfred Lleshi
“Nëse do të kishte një ndeshje për ta rijetuar, cila do të ishte? Përgjigje e lehtë: finalja e Champions League”, – thotë Bernardo Silva për BBC, duke iu referuar vitit 2023, kur Manchester City triumfoi 1-0 ndaj Interit të Simone Inzaghit dhe fitoi Champions-in e parë në histori.
Portugezi përmend edhe humbjet e dhimbshme: eliminimin ndaj Tottenhamit në çerekfinale (2019) dhe mbi të gjitha finalen e humbur 1-0 kundër Chelsea më 2021, si edhe gjysmëfinalen me Real Madridin (2022): “Shënuan dy gola në dy-tre minutat e fundit…, ishte shumë e vështirë për t’u kapërdirë”.
Silva pranon se vitet e fundit kanë qenë më poshtë pritshmërive, por mbron ciklin e Guardiolës: “Në 7 vite fituam 6 Premier League, një tripletë, 100 pikë dhe rekorde golash”. Ai thekson edhe largimet e mëdha: “Nga ajo finale, 7-8 lojtarë janë larguar”, duke përmendur De Bruyne, Gündogan, Akanji, Walker, Grealish, Julián Álvarez dhe Cole Palmer. “Po vjen një brez i ri që ka nevojë për kohë”.