Besëlidhja fiton duelin e kreut me Apoloninë, triumfojnë Tirana dhe Fieri Basket
12 Janar 2026
9:09
Telesport
Besëlidhja fitoi 100-88 ndaj Apolonisë duelin e kreut të Superligës në basketboll për meshkuj, duke qëndruar e pamposhtur. Një ndeshje e vendosur në periodën e tretë, me lezhjanët që shkëputen dhe e ruajnë epërsinë deri në fund (Powell me 30 pikë më i miri).
Në vendin e dytë qëndron e vetme Tirana, që fitoi pa probleme 124-73 ndaj Pogradecit në “Fahrie Hoti”. Ndeshje në sens unik, komanduar nga bardheblutë, ku u dallua Nika me 29 pikë.
Fitore jashtë fushe për Fieri Basket, që triumfoi 79-50 në kryeqytet ndaj Partizanit. Miqtë nga Fieri u shkëputën që në periodën e parë dhe më pas e ruajtën avantazhin deri në fund. Picard dhe Brando realizuan nga 28 pikë secili për fierakët.
Superliga-Meshkuj, java e 11-të
Kamza Basket – Elbasani, 125-75
Vllaznia – Teuta, 88-73
Skënderbeu – Flamurtari, 100-73
Partizani – Fieri Basket, 50-79
Besëlidhja – Apolonia, 100-88
Tirana – Pogradeci, 124-73
Renditja: Besëlidhja 22 pikë, Tirana 21 pikë, Apolonia 20 pikë, Vllaznia 19 pikë, Teuta 18 pikë, Kamza Basket 17 pikë, Skënderbeu 16 pikë, Elbasani 14 pikë, Fieri Basket 14 pikë, Partizani 13 pikë, Flamurtari 12 pikë, Pogradeci 12 pikë.