Besëlidhja “shkatërron” Teutën e rikthehet në krye të Superligës, fitojnë edhe Apolonia e Vllaznia
16 Dhjetor 2025
8:37
Telesport
Besëlidhja është kthyer në krye të renditjes së Superligës pas përfundimit të javës së 9-të. Kampionët lezhjanë fituan thellë 106-68 ndaj Teutës, duke korrur suksesin e 9-të në po kaq ndeshje të luajtura dhe udhëheqin të vetëm renditjen.
Një ndeshje e komanduar nga Besëlidhja, që fitoi me lehtësi një ndeshje që duhej të ishte më e fortë. 7 lojtarë të ekipit lezhjan realizuan mbi 10 pikë (Edmond me 19 pikë më i miri), ndërsa 31 pikët e Powers për durrsakët mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton Vllaznia, që mundi 94-77 Skënderbeun. Dyshja Thomas-Bryant realizoi 48 pikë së bashku për shkodranët. Nuk zhgënjen as Apolonia, që triumfoi 100-67 ndaj Pogradecit në Fier, sfidë ku Campbell realizoi 31 pikë.
Superliga-Meshkuj (java e 9-të)
Partizani – Elbasani, 65-83
Kamza Basket – Tirana, 90-97
Fieri Basket – Flamurtari, 80-84
Skënderbeu – Vllaznia, 77-94
Apolonia – Pogradeci, 100-67
Besëlidhja – Teuta, 106-68
Renditja: Besëlidhja 18 pikë, Tirana 17 pikë, Apolonia 17 pikë, Teuta 15 pikë, Vllaznia 15 pikë, Kamza Basket 14 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Elbasani 12 pikë, Fieri Basket 11 pikë, Partizani 10 pikë, Flamurtari 10 pikë, Pogradeci 10 pikë.