Bie intensiteti i reshjeve në Gjirokastër, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme
Intensiteti i reshjeve të shiut në Qarkun Gjirokastër ka rënë. Nga komunikimi me DVP e qarkut informohem se akset rrugore Kombëtare në territorin e qarkut janë të qarkullueshme.
Problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan në bashkinë Libohovë për shkak të dëmtimit të një ure në dalje të fshatit Suhë.
Në Bashkinë Gjirokastër, njësia administrative. Picar aksi rrugor Kolonjë-Golëm është bllokuar nga inertet, kjo rrugë është në ndërtim, për hapjen e saj po punon firma ndërtuese.
Në Bashkinë Tepelenë janë shfaqur disa probleme në rrugët: Salari-Elezaj, njësia adm. Kurveleah, në rrugën e fshatit Mamaj, njësi administrative. Qendër dhe në rrugën Dukaj-Kordhaj ku ka bllokime nga daljet e inerteve, forcat bashkiake po punojnë për pastrimin e inerteve.
Nga OSHEE informohem se problematika ka shfaqur furnizimi me energji i njësisë adm. Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull dhe po punohet për eleminimin e avarisë.
Niveli i Vjosës në pikëpamjet e urës së Memaliajt është 7.1 metër, pika kritike është 8 metër. Dhe niveli i ujit në urën Përmet ëahtë 6.1 meter.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb