Bitwise thotë se cikli 4-vjeçar i Bitcoin ka marrë fund
Hougan gjithashtu theksoi se kapitali institucional do të vijojë të hyjë në kripto dhe ky ka qenë trendi që prej lançimit të ETF-ve të para të Bitcoin në Janar të 2024.
Kompania e investimeve në kriptoasetet njëherazi edhe e menaxhimit të fondeve index Bitwise mendon se Bitcoin do të prekë rekorde të reja në 2026 edhe pse në dy muajt e fundit kriptomonedha më e madhe në botë ka qenë në tatëpjetë.
Firma parashikon se aseti lider i kriptomonedhave do të thyejë ciklit tradicional 4-vjeçar për shkak se indikatorët e fuqisë së ciklit nuk kanë përmbushur.
“Bitcoin ka lëvizur historikisht në ciklet katër vjeçare ku 3 vite kanë qenë në rritje pasur nga një vit rënie të ndjeshme. Sipas këtij cikli 2026 duhet të jetë viti i tërheqjes,” shkruante CIO i Bitwise Matt Hougan.
“Nuk besojmë se do të ndodhë,” vijoi ai. “Në këndvështrimin tonë, forcat që në të kaluarën udhëhiqnin ciklin katër vjeçar siç është përgjysmimi i shpërblimit për gërmuesit, ciklet e interesave bankare dhe boom i huamarrjes – janë më të dobët kësaj here sesa kanë qenë në ciklet e kaluara.”
Hougan gjithashtu theksoi se kapitali institucional do të vijojë të hyjë në kripto dhe ky ka qenë trendi që prej lançimit të ETF-ve të para të Bitcoin në Janar të 2024.
Aktualisht Bitcoin shitet për 86,932 dollarë sipas të dhënave të CoinMarketCap, një rënie me 30 përqind që nga rekordi i 126 mijë dollarëve në Tetor të këtij viti.
Pavarësisht rekordeve të vendosura në 2025, kriptomonedha më e madhe në botë ka parë një tkurrje të vlerës së tregut me 18 përqind. Ndërkaq asetet tradicionale si Nasdaq dhe S&P 500 janë rritur me 14.5 përqind dhe 12 përqind përgjatë të njëjtës periudhë.
Bitwise parashikon se Bitcoin do të vijë të rritet në 2026 duke vënë theksin tek progresi rregullator dhe adoptimi institucional i kriptomonedhës. /PCWorld Albanian