Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se zonat e prekura nga defekti kanë marrë energji.
OSHEE njoftoi se rreth orës 20:30 u staktua linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.
Grupet e OSSH manovruan me linjat e dyta përmes skemave unazë.
Institucionet e rëndësisë së veçantë kanë marrë energji elektrike që në momentin e parë, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.
© BalkanWeb