BlackRock thekson rreziqet që mund ti vinë Bitcoin nga kompjuterët kuantikë
Për ti shtuar më shumë benzinë zjarrit, BlackRock, menaxheri i ETF-së më të madhe të bitcoin në botë, ndryshoi prospektin e IBIT duke përfshirë shënimin në lidhje me kompjuterët kuantikë.
Një prospekt i sapo rishikuar për Ishares Bitcoin Trust (IBIT) të BlackRock tani përfshin një shënim paralajmërues që thotë se shfaqja e kompjuterëve kuantikë të fuqishëm — dhe zhvillimet e lidhura me ta — mund t’i bëjnë të pafuqishme masat themelore kriptografike që mbrojnë Bitcoin-in.
Kësaj jave debati rreth kompjuterëve kuantikë dhe Bitcoin u ringjall në sferën kripto ndërsa spekulime hedhin dyshime me aftësinë e rrjetit të Bitcoin për ti mbijetuar thyerjes dhe ekspozimit.
Diskutimet u përqendruan tek një studim i ri postuar në arvix.org ku detajohet një metodë faktorimi të integer-ëve 2048-bit duke përdorur më pak se 1 milionë kubidë jo-perfektë.
Për ti shtuar më shumë benzinë zjarrit, BlackRock, menaxheri i ETF-së më të madhe të bitcoin në botë, ndryshoi prospektin e IBIT duke përfshirë shënimin në lidhje me kompjuterët kuantikë.
Shtesa më e re në prospektin e IBIT përfshin një shënim paralajmërues: “Në të kaluarën, janë zbuluar dhe shfrytëzuar dobësi në kodin burimor të aseteve digjitale, përfshirë dobësi që kanë çaktivizuar disa funksione për përdoruesit, kanë ekspozuar informacionin personal të tyre dhe/ose kanë rezultuar në vjedhjen e aseteve të tyre digjitale.”
Dokumenti më pas shpjegon më tej, duke paralajmëruar se përparimet në kompjuterikën kuantike mund të komprometojnë themelin kriptografik mbi të cilin mbështetet Bitcoin. /PCWorld Albanian