“Bordi i Paqes, një nga mekanizmat më të rëndësishme të krijuara”, Trump batuta në Davos: Kam 2-3 liderë që nuk i duroj dot, por…
Presidenti i SHBA Donald Trump po mban një fjalim në Forumin Ekonomik në Davos, ku ka vlerësuar se Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar.
Ai nuk i ka kursyer batutat, kur tha se liderët e ftuar për të qenë pjesë e këtij grupit i pëlqen të gjithë, megjithatë janë 2 ose 3 prej tyre që nuk i duron fare.
“Putin më ka thënë se nuk do ta kishte nisur kurrë luftën nëse unë do të isha president i SHBA.
Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar.
Thuajse çdo vend dëshiron që të jetë pjesë e këtij grupi. Kam dërguar ftesa dhe liderit e këtyre shteteve janë në Davos.
Janë disa që i pëlqej disa jo, por në këtë grup i pëlqej të gjithë përveç 2-3 që nuk i duroj dot”, tha ai.
© BalkanWeb