Buxheti 2026, klientelist, dështim i modelit ekonomik, Jorida Tabaku: Shqiptarët do të paguajnë 530 mln euro shtesë taksa
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku iu përgjigj pyetjes së moderatores, Nisida Tufa, në lidhje me buxhetin e ri 2026 që u miratua me votat e mazhorancës.
Tabaku e cilësoi atë një buxhet klientelist dhe që nuk i jep zgjidhje problemeve të qytetarëve.
“Ky buxhet është thjesht tërheqje zvarrë e asaj që ka ndodhur në 12 vite. Modeli ekonomik ka shteruar. Ka një rritje ekonomike e përqëndruar tek ndërtimi. Buxheti nuk i jep zgjidhje problemeve që kanë qytetarët.
Emigrimi, sektori fason, bujqësia, modeli ekonomik që nuk prodhon më.
Pastrimi i parave me zhvlerësimin e euros kanë sjellë këto efekte në ekonomi. Buxheti nuk i jep zgjidhje këtyre problemeve”, tha Tabaku.
Sipas saj, për vitin e ardhshëm do të paguhen 530 mln euro shtesë nga xhepat e qytetarëve që do të rëndojnë në ekonominë familjare.
Pavarësisht mungesës së një pakete fiskale, 530 mln euro shtesë do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, kryesisht shtresa e mesme dhe biznesi, 150 mln euro vijnë nga rritja e pagës minimale që rrit sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, nga rritja e çmimeve, dhe nga ndryshimi i disa politikave të qeverisë”, tha ndër të tjera deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Jorida Tabaku: Ky buxhet është thjesht tërheqje zvarrë e asaj që ka ndodhur në 12 vite. Modeli ekonomik ka shteruar. Ka një rritje ekonomike e përqëndruar tek ndërtimi. Buxheti nuk i jep zgjidhje problemeve që kanë qytetarët.
Emigrimi, sektori fason, bujqësia, modeli ekonomik që nuk prodhon më.
Pastrimi i parave me zhvlerësimin e euros kanë sjellë këto efekte në ekonomi. Buxheti nuk i jep zgjidhje këtyre problemeve.
Përkundrazi me prezantime për faljen e borxheve dhe paqen fiskale e bën këtë një buxhet klientelist.
Pavarësisht mungesës së një pakete fiskale, 530 mln euro shtesë do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, kryesisht shtresa e mesme dhe biznesi, 150 mln euro vijnë nga rritja e pagës minimale që rrit sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, nga rritja e çmimeve, dhe nga ndryshimi i disa politikave të qeverisë.
Nuk reflektohet në mënyrë absolute, Shqipëria si vend kandidat në BE, nuk gjejnë hapësirë prioritetet e integrimit apo gatishmëria e vendit për anëtarësim.
Realiteti i krijuar është për 90% të familjeve shqiptare. Rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb