Çahet argjinatura e Bistricës/ Banesa e toka bujqësore të përmbytura në Çukë
schedule13:30 – 22 Nëntor, 2025
Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe Sarandën duke shkaktuar carjen e argjinaturës së lumit të Bistricës .Si pasojë është përmbytur fshati Çuke.
Sipas të dhënave paraprake dhjetëra shtëpi janë nën ujë, e po ashtu edhe toka buqësore,stalla e magazine
Dëmet më të mëdha janë në bagëtitë e imta dhe pularite, ku rezultojnë me qindra krer të mbytura.
Emergjencat Civile ndodhen në terren për të monitoruar nga afër situatën dhe për tu ardhur në ndihmë banorëve për të shpëtuar cfarë të munden nga gjëja e gjallë që ka mbetur në stallat e mbushura me uji.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu tha se do të ngrihen cadra për strehim emergjent të 25 familjeve shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar. Edhe Bashkia e Sarandës po shpërndan ndihma për familjet e prekura./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!