“Çdo vonesë rrezikon provat”, Bardhi: U zbuluan skenarët e Ramës! Do të njihet me provat që të kuptojë sa rrezikon. Ballukun e lëshon nëse…
Gazment Bardhi: Kërkesa pa votim nga këshilli nuk u mor në konsideratë. Sot nuk kemi diskutuar asnjë çështje që përbën sekret hetimor, por vetëm procedurë, nëse deputetët kishin apo të drejtë të kishin dosjen e plotë të sjellë nga SPAK. Ajo që anëtarët e opozitës kishin thënë prej ditësh, u konfirmua nga PSAK, sipas ligjit çdo anëtar duhet të ketë dosjen e plotë bashkë me USB-në që Peleshi e ka kyçur në një kasafortë që nuk dimë ku ndodhet. Sot u zbulua se skenari ishte që të pandehurës Balluku t’i jepej alibi të shtynte mbledhjen sepse nuk kishte lexuar materialin.
5 anëtarët e opozitës kërkuan që mbledhja të ndërpritej, deputetët të ajiseshin me materialin e plotë dhe të rimblidhen të hënë të dëgjonin SPAK dhe Ballukun. Në fat u zbulua skenari që Ramë nuk ka vendosur ende çdo bëjë me Ballukun dhe po I jep kohë vetes se sat ë dhëna ka për të në dosje e deri në ç’nivel mund të shkojë rreziku që I sjell lëshimi I Ballukut. U bënë aq qesharakë që kërkuan që mbledhja e radhës të bëhej pas një muaji pra rreth datës 20 janar. 3 prokurorët që i falenderoj për profesionalizmin dhe në debatet tona bënë të qartë që kjo është një çështje e ngutshme dhe çdo vonesë mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve.
© BalkanWeb