Chatboti AI Gemini mbërrin në shfletuesin Chrome për iPhone dhe iPad
Chatboti AI i integruar në krijon përmbledhje të faqeve dhe ndihmon në testimin e njohurive rreth një subjekti që jeni duke mësuar.
Pasi e lançoi në desktop dhe Android në fillim të 2025, Google më në fund ka vendosur të sjellë eksperiencën e integruar të Gemini AI në iPhone dhe iPad.
Chatboti AI i integruar në krijon përmbledhje të faqeve dhe ndihmon në testimin e njohurive rreth një subjekti që jeni duke mësuar. Kur të mbërrijë në iOS, duke klikuar ikonën në formë shkëndije në anën e majtë të fushës së kërkimit në shfletuesin Chrome do të hapë “Pages tool”. Prej aty mund të bisedoni me Gemini lidhur me uebfaqen ekzistuese apo për çdo tematikë tjetër.
Ju mund ti kërkoni chatbotit Gemini të:
- Përmbledhë pikat kryesore nga një artikull
- Shpjegojë një temë komplekse në një mënyrë tjetër
- Ndihmojë të testoni njohuritë tuaja për një lëndë të re që po mësoni
- Modifikojë një recetë për të përmbushur nevojat dietike
- Krahasojë informacione ose bëjë rekomandime bazuar në preferencat tuaja
Përgjigjet do të shfaqen mbi uebfaqen ndërsa kjo e fundit kalon në sfond. Aktualisht ofrohet vetëm për përdoruesit e Chrome në iPhone dhe iPad në SHBA në gjuhën angleze. Duhet të jenë të kyçur për ta përdorur dhe nuk funksionon në modalitetin e privatësisë. /PCWorld Albanian