Chelsea ofron 120 mln euro për dy lojtarët nën pronësinë e Real Madridit, por që tani luajnë diku tjetër
4 Shkurt 2026
17:48
Telesport
Chelsea ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës së ardhshme. Mediet angleze zbulojnë se “Blutë” janë të “fiksuar” pas dy yjeve të rinj, nën pronësinë e Real Madridit.
I pari është Endrick, i huazuar deri në fund të sezonit te Lyon. Trajneri i ri i Chelsea-s, Liam Rosenior e pëlqen shumë sulmuesin brazilian dhe e sheh atë si një përforcim ideal në repartin ofensiv, bashkë me dy atdhetarët e tjerë të tij, Joao Pedro dhe Estevao. Chelsea është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për të sjellë në Londër brazilianin Endrick.
Objektivi i dytë i “Bluve” është Nico Paz, gjysmën e kartonit të të cilit e ka Real Madrid, që ka po ashtu të drejtën e rikthimit në ekip për shifrën 10 milionë euro. Duke parë shkëlqimin e tij për dy sezone në Serie A, Chelsea ofron 50 milionë euro për yllin e ri argjentinas.