Chicago mposht Clevelend dhe synon zonën play off, Memphis triumfon në Minnesota
18 Dhjetor 2025
8:17
Telesport
Ndeshjet e NBA-së janë rikthyer sot pas finales së NBA CUP fituar nga New York.
Skuadra e Chicago fitoi 127-111 ndaj Cleveland, një ndeshje e komanduar nga Bulls, në vendin e 10-të në Konferencën e Lindjes. Tri lojtarë të Chicago realizuan mbi 20 pikë, ku u dallua Josh Giddey me një “triple double” (23 pikë, 11 rebound, 11 asist).
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Memphis, që triumfoi 116-110 në fushën e Minnesota. 44 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit për Memphis (Jaren Jackson me 28 pikë më i miri), që ngjitet në zonën play off në Perëndim.